Afrim Shaqiri, 39 vjeç, i burgosur në burgun e Fushë Krujës, ka ndërruar jetë pasditen e së premtes. Ai u dërgua pa shenja jete nga IEVP Fushë Krujë në qendrën shëndetësore të këtij qyteti.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes, por paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.
Viktima trajtohej me metadon, pasi kishte qenë përdorues narkotikësh. Pritet që autopsia të zbardhë shkakun e vdekjes.