Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Lushnje, motori përplas biçikletën, humb jetën 50-vjeçari


Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku ka humbur jetën shtetasi F.XH., 50-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Karbunarë, ku shtetasi J.L., 60-vjeç drejtues i motorit ka përplasur për vdekje shtetasin F.XH., 50-vjeç ndërsa drejtuesi i motorit ka përfunduar në spital.

NJOFTIMI I POLICISË

“Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Karbunarë-Lushnjë”, motomjeti me drejtues shtetasin J. L. 61 vjeç, është përplasur me një biçikletë me drejtues shtetasin F. Xh., rreth 50 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.

Drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”.