Vendosni fjalën kyçe....

Arsimi profesional, Rama: Të rinjtë të bëjnë shkollën në ambientin e punës, jo të trajtohen si shërbëtorë


“Nxënësit duhet të bëjnë shkollën në ambientet e punës dhe jo të trajtohen si shërbëtorë.”

Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama nga takimi që zhvilloi ditën e sotme me partneret ndërkombëtarë dhe me drejtuesit e shkollave profesionale në vend.

Gjatë fjalës së tij, ku marrin pjesë dhe ekspertët e reformës së re të arsimit profesional, për “Arsimin Profesional Dual” dhe “Fondin Kombëtar të Aftësimit”, Rama tha se baza për të hedhur këtë hap drejt turizmit të mirë, është dualizimi i arsimit profesional.

“Arsimi profesional ka bërë hapa të rëndësishme para, por sot është në nevojën për të hedhur një hap shumë të madh para, dualizimi i arsimit profesional duke spostuar në fushën ku zhvillohet ekonomia, në mjedisin sipërmarrës, ditët e shkollës. 

Nuk bëhet fjalë të sjellim pranë sipërmarrës vajza e djem në moshë shumë të re që t’i trajtojnë si shërbëtorë në mjediset e punës, por për t’i sjellë si Tlnxënës që të bëjnë shkollën në këto ambiente dhe të trajtohen me maksimumin e kujdesit e duke ndaluar rreptësisht abuzimin me ta”, tha ai.