Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Dhuna ndaj policisë s’do tolerohet, ligji i ri ka prioritet qytetarin


Ministri i Brendshëm Balla tha sot në Komisionin e Sigurisë në Kuvend se ka kërkuar që të mos tolerohet dhuna nga policëve duke iu referuar rastit të pak ditëve më parë në Vlorë ku pronarët e një biznesi skuterash elektrikë dhunuan disa efektivë.

Ai tha gjithashtu se projektligji i ri për Policinë e Shtetit ka prioritet mbrojtjen e fëmijëve.

Ligji do që të vendosë në qendër qytetarin. Policia e Shtetit ka prioritet mbrojtjen e fëmijëve. Duhet të mbrohen fëmijët e mitur të braktisur nga prindi apo kujdestari. Sa i përket rastit të dhunës ndaj efektivëve në Vlorë. Nuk ndodh vetëm në Shqipëri, kur ka një gjobë, që qytetarët reagojnë dhunshëm ndaj efektivëve. Mos harroni se policia është e para që arrin në një ngjarje, se ndodh një aksident, bie zjarr apo ka ngjarje kriminale, është polici aty. Kam kërkuar të mos tolerohet dhuna ndaj policëve, e më keq akoma kur ka edhe humbje jete të policëve. Kodi Penal ka parashikuar të gjitha ngjarjet e dhunës. Çdo qytetar të bëjë kallëzim në Prokurori nëse mendon se ndaj teje është bërë gabim, por nuk mund të ngrihet dora mbi efektivët.” – tha Balla.