Vendosni fjalën kyçe....

“Droni kamikaz” shpërthen pranë konsullatës amerikane në Tel Aviv (Video)


Një shpërthim plagosi të paktën shtatë qytetarë në një zonë pranë konsullatës amerikane në Tel Aviv në  orët e para të mëngjesit të së premtes.

Një burrë rreth të 30-tave dhe një grua rreth të 20-ave u plagosën nga droni dhe u dërguan në spital, ndërsa të tjerët pësuan lëndime më të lehta, sipas Times of Israel.

Shpërthimi u parapri nga një zhurmë e madhe fërgëlluese, sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes si dhe pamjet e kamerave të kontrollit dhe kamerave të sigurisë që qarkullonin në internet. Një numër i madh policish shkaun në vendngjarje, duke studiuar copëzat dhe mbeturinat për të përcaktuar nëse shpërthimi ishte shkaktuar nga një dron, raportojnë mediat vendase.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) po hetojnë shpërthimin, duke shtuar se nuk u dëgjuan sirena ajrore përpara shpërthimit.

“Shpërthimi me sa duket ndodhi në lartësi”, citoi Haaretz policinë.

“Ende nuk e dimë se çfarë ishte. Tani për tani po pastrojmë zonën.”

Incidenti ndodhi më pak se disa qindra metra larg ndërtesës së ish-ambasadës amerikane në Tel Aviv në rrugën “Shalom Aleichem”, raportojnë mediat lokale. Megjithatë, nuk ka pasur asnjë koment zyrtar nga autoritetet për shkakun e shpërthimit, ndërsa IDF dhe policia e Tel Avivit vijojnë të hetojnë incidentin.

Ndërkohë, rebelët Houthi të Jemenit dyshohet se kanë marrë përgjegjësinë për shpërthimin. “Operacioni specifik, hollësitë e të cilit do shpallen, kishte në shënjestër Tel Avivin në Palestinën e pushtuar”, shkroi zëdhënësi i Houthi, Gjeneral Brigade Yahya Saree në X.