Vendosni fjalën kyçe....

Njerëz pranë presidentit Biden thonë se presidenti mund të tërhiqet nga gara


Disa njerëz të afërt me Presidentin Biden thanë të enjten se besojnë se ai ka filluar të pranojë idenë se mund të mos jetë në gjendje të fitojë ndaj Donald Trumpit në nëntor dhe mund të duhet të largohet nga gara, duke iu përkulur kërkesave në rritje të shumë anëtarëve në ankth të Partisë Demokratike.

Një nga njerëzit afër tij paralajmëroi se presidenti nuk kishte vendosur ende të largohej nga gara pas tre javësh këmbëngulje se pothuajse asgjë nuk do e largonte nga gara. Por një tjetër tha se “e vërteta është duke u zhvendosur” dhe se nuk do ishte befasi nëse Biden do bënte një njoftim së shpejti duke miratuar zëvendëspresidenten Kamala Harris si zëvendësuesen e tij.

Ky rrëfim bazohet në intervista me katër persona të afërt me presidentin, të cilët të gjithë e përshkruan gjedjen si jashtëzakonisht të brishtë dhe folën në kushte anonimiteti për të shmangur fyerjen e presidentit, shkruan New York Times. Biden mbetet në izolim në shtëpinë e tij të pushimeve në Delaëare, pasi u diagnostikua me Covid të mërkurën.

Shumë demokratë të tjerë më të largët nga Shtëpia e Bardhë thanë se pritshmëritë po rriteshin brenda partisë se presidenti së shpejti do tërhiqej. Por kishte gjithashtu kujdes në lidhje me leximin e shenjave nga një president me një rreth jashtëzakonisht të vogël të besuarve.