Vendosni fjalën kyçe....

Obama skeptik për Biden, kërkon të rikonsiderojë rikandidimin


Ish-presidenti Barack Obama u ka thënë aleatëve ditët e fundit se rruga e Joe Biden drejt fitores është zvogëluar shumë dhe ai mendon se presidenti amerikan duhet të marrë seriozisht në konsideratë qëndrueshmërinë e kandidaturës së tij, raportoi të enjten The Washington Post, duke cituar shumë njerëz të informuar rreth Obamës.

Edhe pse ai ka qenë jashtë detyrës për gati tetë vjet, Obama ka ende një ndikim të rëndësishëm brenda partisë Demokratike.

Obama është përpjekur gjithmonë të këshillojë ish-komandantin dhe zëvendëspresidentin e tij, duke u thënë aleatëve se ndihet ‘mbrojtës’ ndaj Bidenit. Ndërsa Obama ka lavdëruar publikisht administratën Biden gjatë gjithë mandatit , ngjarjet e fundit e kanë çuar ish-presidentin në një përfundim ngurrues. Shansi i Biden për t’u rizgjedhur është i pakët deri në zero.

Shqetësimet e Obamës lindin mes ankthit në rritje brenda Partisë Demokratike për perspektivat e Biden dhe ndikimin e tyre të mundshëm te kandidatët e tjerë. Donatorët demokratë, aktivistët dhe zyrtarët e zgjedhur po kërkojnë gjithnjë e më shumë udhëzime nga një grup i vogël udhëheqësish veteranë për të kapërcyer krizën e shkaktuar nga performanca e dobët e Bidenit në debatin e 27 qershorit.

Obama është përpjekur të mbajë një profil më të ulët, duke shfrytëzuar miqësinë e tij të gjatë me Biden.