Vendosni fjalën kyçe....

Rasti tejet i rrallë në botë, filmohet arusha e murrme me 5 këlyshë (Video)


Ariu i Grizzly “Supermami” u dallua në Yelloëstone me pesë këlyshë për herë të pare

Në një rast jashtëzakonisht të rrallë, një arushë e murrmë është vërejtur me pesë këlyshë në Parkun Kombëtar Yellowstone.

Arinjtë e llojit grizzly (Ursus arctos horribilis) janë një nga dy llojet që jetojnë brenda Yellowstone, tjetri është ariu i zi (Ursus americanus). Këlyshët e ariut zakonisht lindin në janar ose shkurt dhe zakonisht janë çift, megithatë disa arusha mund të pjellin deri në katërkëlyshë. Është hera e parë që një arushë e murrmë është pikasur me pesë këlyshë në park.

Andrea Baratte, një udhërrëfyes turistik në Yellowstone, i cili arriti të filmonte këlyshët, i tha “Cowboy State Daily” se nuk kishte dëgjuar kurrë më parë për një arushë me  pesë këlyshë.

 

“Jam shumë i lumtur që arrita ta dokumentoja, përndryshe askush nuk do ta besonte”, tha ai.

Fotografi Stan Mills gjithashtu filmoi këlyshët.

“Këta arushë po ecnin në të djathtë kur unë kalova mbi një kodër të vogël dhe i vura re,” shkroi Mills. “Nëna më vuri re ndërsa po nxirrja aparatin.”

Ekziston pyetja nëse këlyshët i përkasin të gjithë së njëjtës arushë apo disa janë birësuar.

“Nëse kjo do ishte me të vërtetë një arushë me pesë këlyshët e saj, do të ishte e para e regjistruar në historinë e ekosistemit të Yellowstone, me siguri,” tha Frank van Manen, i cili drejton ekipin studimor për arinjtë e murrmë.