Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria pret vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian


Ditën e djeshme ( 18 korrik), 45 lider europian morën pjesë në Samitin e katërt të Komunitetit  Politik Europian që u zhvillua në Oxfordshire.

Samiti kishte në fokus mbështetjen për Ukrainën, sfidat e përbashkëta të vendeve të Europës si energjia, siguria, demokracinë dhe emigrimi.

Pjesë e Samitit ishte dhe kryeministri Rama, i cilin më pas ka bërë me dije se vitin e ardhshëm Shqipëria do të presë Samitin e Komunitetit Politik Europian.

Këtë e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook.

Postimi i plotë

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e bukur se Shqipëria do të mikpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian, si një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku deri dje jo vetëm s’mund të imagjinohej të respektoheshim si të barabartë e të bëheshim stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik, po shikoheshim si një periferi e prapambetur ballkanike, ju uroj të gjithëve një ditë të mbar”.