Vendosni fjalën kyçe....

U dhunua disa ditë më parë, ndërron jetë në spital 42-vjeçari nga Bilishti


42-vjeçari nga Bilishti, Rigels Kaso i cili u gjet i dhunuar para disa ditësh në mënyrë brutale, ka ndërruar jetë.

42-vjeçari qëndroi disa ditë në gjendje kritike për jetën, por nuk mundi të mbijetonte plagëve të marra.

Teksa autori i ngjarjes u identifikua dhe u shpall në kërkim.

Policia dyshon se konflikti ndodhi pasi 42-vjeçari nga Bilishti kishte komunikuar në Instagram me bashkëjetuesen e 34 vjeçarit, Bajram Gjeleshi i shpallur në kërkim.

Ky i fundit ka zbuluar mesazhet dhe ka shkuar vetë në vendtakimin që 42-vjeçari kishte lënë me bashkëjetuesen e Bajram Gjeleshit në rrugën “Sokrat Miho” në kryeqytet.

Ai është dhunuar me grushte nga 34-vjeçari dhe i ka rënë koka në bordurë nga ku ka marrë dëmtime.