Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhja e vendimit për logon e PD, Basha: Nuk e pranojmë padrejtësinë


Lulzim Basha reagoi pas zbardhjes së vendimit të 11 qershorit që riktheu logon dhe vulën e Partisë Demokratike te Sali Berisha.

E cilësoi vendimin si “skandaloz” dhe njoftoi se do të bëjë rekurs të menjëhershëm në Gjykatën e Lartë.

Basha theksoi se nuk do të pranojë padrejtësinë dhe se Shqipëria meriton më shumë.

“Zbardhja e vendimit skandaloz të 11 qershorit, i hapë rrugë rekursit tonë të menjëhershëm në Gjykatë të Lartë.
Ne nuk e pranojmë padrejtësinë. Shqipëria meriton më shumë”, shkroi Basha në Facebook.