Zgjedhjet në Himarë, Vangjel Dule: Do të ankimojmë dekretin e presidentit


Fredi Beleri do të ankimojë dekretin e presidentit për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë më 4 gusht, për kreun e ri të bashkisë.

Kjo është bërë me dije nga kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i cili në një prononcim për media ditën e sotme, u shpreh se mbrojtja e Belerit do të vlerësojë momentin e duhur për të bërë ankimin.

“Ne do të bëjmë anikimimin e dekretit të presidentit, mbrojtja e Belerit do vlerësoj momentin e përshtatëm brenda afateve që garanton ligji”, tha ai.

I pyetur nëse do jetë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në Himarë të bëjë fushatë për të mbështetur kandidatin e tyre, Petro Gjikuria ai e mohoi këtë gjë.

“Kjo nuk do të ndodh. Kur e keni parë Mitsotaklis që të bëjë fushatë në Himarë?”, tha ai.  

Dule hodhi akuza se arrestimi i Belerit u bë pa pasur prova, ndërsa theksoi se dëshmitari i rremë u pagua nga policia.

“U bë arrestimi në flagrancë i Belerit, pa prova dhe më pas ai u la në paraburgim me një dëshmi penaliteti që ishte e falsifikuar. Akuza e tij mbështetje tek një dëshmi e rreme dhe ishte nga qytetarë me dy dënime penale të formës së prerë për vjedhje dhe mashtrim. 

Ai dëshmitar ishte i paguar nga policia e shtetit dhe kjo është vepër penale. Policia në kundërshtim me çdo parim dhe normë refuzoi që të jap të dhëna se cilat ishin arsyet që pagoi dëshmitarin e rremë me ca shume dhe me ca qëllimi”, tha ai.