Vendosni fjalën kyçe....

12 senatorë e kongresmenë i shtohen listës, i kërkojnë Biden-it të hapë rrugën


Dymbëdhjetë demokratë të tjerë, duke përfshirë dy senatorë, i bëjnë thirrje Bidenit të braktisë

Dy senatorë ishin në mesin e mbi 10 ligjvënësve demokratë që i kërkuan presidentit Biden të tërhiqej nga gara presidenciale të premten, vala më e madhe njëditore që i kërkojnë atij të braktisë fushatën pas paraqitjes katastrofike në debatin ndaj Donald Trumpit muajin e kaluar.

Sensorët Sherrod Brown (Ohio) dhe Martin Heinrich (New Mexico) dhe 10 kongresmenë shtuan të premten emrat e tyre në listën në rritje të shpejtë të demokratëve të shqetësuar se Biden nuk mund t;i fitojë zgjedhjet e 5 nëntorit.

Përplasja e tensionuar mes presidentit dhe partisë së tij ka krijaur një çarje thelbësore që pritet të shtohet gjatë fundjavës dhe mund tsë arrijë kulmin e saj javën e ardhshme.

“Unë mendoj se presidenti duhet t’i japë fund fushatës së tij,” tha Brown në një deklaratë të premten. E njëjta thirrje erdhi nga Heinrich, i cili i bëri thirrje Bidenit që të “tërhiqej mënjanë” për të mirën e vendit.

Megjithatë kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh deri tani nga stafi i fushatës së presidentit.

“Ai nuk do të shkojë askund,” tha kryetarja e fushatës së Biden, Jen O’Malley Dillon në “Morning Joe” të MSNBC, duke thënë se presidenti ishte “absolutisht” i përkushtuar për të ecuar para me fushatën.