Të paktën 30 persona janë zhdukur pas përmbytjeve të mëdha që goditën Kinën jugperëndimore, thanë mediat shtetërore të shtunën, sipas Anadolu.
Shiu i dendur që shkaktoi përmbytje të shpejta në rajonin Ya’an të qarkut Hanyuan të provincës Sichuan dëmtoi gjithashtu mbi 40 shtëpi, raportoi transmetuesi shtetëror CGTN.
Ekipet e shpëtimit mbërritën në zonë dhe nisën përpjekjet për kërkimin e personave të zhdukur.
Më herët të shtunën, media lokale raportoi se të paktën 11 njerëz u vranë pasi një pjesë e një ure autostrade në provincën veriperëndimore Shaanxi u shemb.
Ura, e vendosur në qytetin Shangluo të qarkut Zhashui, u shemb rreth orës 20:40. me orën lokale (1240 GMT) të premten për shkak të shiut të papritur dhe përmbytjeve.