Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentohet furgoni me turistë shqiptarë në Katania të Siçilisë, 16 të lënduar


Një furgon me turistë shqiptarë është përfshirë në një aksident rrugor në Katania të Siçilisë. Furgoni dyshohet se pas një defekti me frenat, ka përfunduar në një mur Santa Venerina, në afërsi të Piazza Princessa.

16 persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre është transportuar me autoambulancë në spital. Fatmirësisht, asnjë prej personave nuk ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:00. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por mund të ketë qenë një defekt i frenave. 118 karabinierët dhe zjarrfikësit e Acireale dhe Riposto ndodheshin në vendngjarje.