Vendosni fjalën kyçe....

Goditi me thikë bashkëshorten e xhaxhait, pranga 32-vjeçarit në Fier


Një 32-vjeçar është arrestuar në Fier pasi akuzohet për plagosjen me thikë të bashkëshortes së xhaxhait.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhupan ndërsa 70-vjeçarja me iniciale F.N. është dërguar në spital ku sipas policisë është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi

“Rreth orës 09:20, në fshatin Zhupan, Fier, shtetasi A. N., 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasen F. N., rreth 70 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin A. N., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”