Vendosni fjalën kyçe....

Ironizon Petro Gjikuria: Iu përgjigja thirrjes së kryeministrit që emigrantët të kthehen në vendin e tyre


Kandidati i opozitës për Himarën, Petro Gjikuria, ka shoqëruar sot Fredi Belerin, i cili u kthye në qelinë e Burgut të Fierit për të vuajtur dënimin e mbetur.

Në fjalën e tij të parë për media, Gjikuria ironizoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se i është përgjigjur thirrjes së tij për t’u kthyer në atdhe dhe për të kontribuar për vendin.

“Erdha nga Amerika, iu përgjigja thirrjes së kryeministrit që thotë të kthehen emigrantët të ndihmojnë vendin e tyre, që të ndihmioj Himarën”, tha Gjikuria në prononcimin për mediat.

Gjikuria tha se mbështetja e Fredi Belerit, për të është një nder.

“Përpjekjet e Fredi Belerit për demokraci dhe për shtet të lirë duhet të jenë frymëzim për të gjithë ne. Mbështetja e Fredi Belerit, më nderon, është nder shumë i madh për mua.

Himara ka një eurodeputet, Fredi Belerin dhe me 4 gusht do të ketë edhe kryetarin e saj të Bashkisë. Kemi filluar fushatën, do i bredh të gjitha fshatrat, jam i sigurt që jam një bir himariot, i lindur në Himarë dhe e shikojë që më përkrahin”, tha ai.