Ervin Salianji ka njoftuar sot nisjen e bashkëpunimit me strukturat e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, ku është caktuar drejtues politik.
Në një postim në rrjetet sociale, Salianji ka ndarë pamje nga takimi me strukturat dhe ka theksuar se ka ardhur koha për ndryshim.
Salianji vuri në dukje se Elbasani, një qytet me histori dhe tradita të pasura, është keqpërdorur nga pushteti në dekadën e fundit, duke vrarë shpresën dhe duke detyruar shumë të rinj dhe profesionistë të largohen.
“Privilegj dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme të nis një bashkëpunim të ri me strukturat e Partisë Demokratike në Elbasan
Elbasani një qytet me histori dhe tradita, padrejtësisht në këtë dekadë është etiketuar dhe keqpërdorur nga pushteti duke vrarë shpresën dhe duke detyruar qindra e mijëra të rinj dhe profesionistë të largohen.
Elbasani ka ditur të jetë përcaktues politikisht dhe transformues në historinë e zgjedhjeve, ndaj edhe përmes një alternative serioze dhe një ekipi dinjitoz do të jemi aty për ta bërë ndryshim.
Faleminderit kryesisë, mikut tim Luçianos dhe gjithë demokratëve për mikpritjen. Koha të nisim nga puna. Koha të nisim ndryshimin.”