Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Reforma e pushtetit lokal ka dështuar, plot patronazhistë që nuk ofrojnë shërbime


Petrit Vasili ka reaguar ndaj reformës së pushtetit lokal, duke e cilësuar atë si të dështuar dhe të mbushur me patronazhistë që nuk ofrojnë shërbime.

Ai kujtoi deklaratat e Ministrit Çuçi në vitin 2015, ku ishte premtuar kursimi i 60 milionë dollarëve në vit dhe 240 milionë dollarëve në katër vjet, duke shkurtuar njësitë vendore nga 384 në 61. Në realitet, sipas Vasilit, numri i punonjësve në pushtetin lokal është dyfishuar, duke sjellë një efekt financiar shtesë prej rreth 100 milionë eurosh në vit.

Vasili theksoi se pushteti lokal sot ka mbi 37 mijë punonjës, duke shtuar rreth 400 milionë euro në katër vjet vetëm për punësime shtesë. Ai kritikoi faktin që shumë funksione si administrimi i ujësjellësve dhe i territorit janë marrë nga qeveria qendrore, duke lënë bashkitë pa kompetenca dhe shërbime të mjaftueshme.

Vasili përfundoi duke thënë se pushteti lokal është i mbushur me patronazhistë që nuk ofrojnë as investime dhe as shërbime, dhe se reforma administrative-elektorale ka dështuar.

Ai shtoi se “ishim më mirë kur ishim më keq” dhe theksoi se rilindasit mohojnë çfarë kanë thënë më parë. Për të mbështetur fjalët e tij, ai publikoi intervistën e Ministrit Çuçi dhënë për Dojce Velle më 8 korrik 2014.

“Reforma e Pushtetit lokal ka vdekur, patronazhistë plot e shërbime hiç! 
Asnjë nuk i ka harruar ne 2015 deklaratat e Ministrit Çuçi se do te kursehen plot 60 milion dollarë vit dhe 240 milion ne kater vjet duke shkurtuar njësitë vendore nga 384 ne 61.

Ja çfarë thoshte Çuçi ne 2015: 
nga shkurtimet administrative dhe funksioneve dubluarakryetarë bashkish, anëtarë këshillave bashkiake etj, kursehen 60 milionë US dollarë vit apo 240 milionë 4 vjet”, tha Çuçi.  Pra do kurseheshin 60 milion ne vit dhe 240 milion ne kater vjet thoshte Çuci, por çfare ndodhi ne realitet? 

Ne vitin 2015  Pushteti lokal kishte 19 mije e 625 punonjes.  Sot ne Pushtetin Lokal pra ne vitin 2024 ka mbi 37 mije punonjes. 

Me nje efekt financiar shtese per shkak te dyfishimit te te punesuarve neper Bashki me rreth 100 milion euro me shume ne vit per punesimet shtese. 

Pra jo vetem qe nuk u kursyen 240 milion euro, por perkundrazi u shtuan rreth 400 milion euro ne kater vjet.l thjesht dhe vetem per parazite. 

Sot funksione si administrimi i ujesjellsave apo dhe i territorit jane marre totalisht nga Qeveria qendrore ne duart e saja, po keshtu edhe mjaft funksione e sherbime te tjera nuk jepen ne Bashki ose jane shume larg vendbanimit. 

Sot dhjetra Bashki jane ne prag te falimentimit dhe te zhytura ne borxhe shume te medha me dhjetra milion euro seicila.

Ja disa shembuj: 

▪️Bashkia e Kamzës nga viti 2019, ka rritur numrin e punësuarve me 70%, nga 643 vetë katër vjet parë, 1094 vetë vitin 2023 

▪️Bashkia e Vlorës ka shtuar 34% punesimet megjithse ka humbur 20% popullsisë dhe megjithe furnizimin shume te keq me ujë ujesjellsi ka akumuluar mbi 80 milionë euro borxhe . 

▪️Bashkia Devoll renditet e dyta me një rritje numrit punësuarve me 50% krahasim me katër vjet parë. 

▪️Bashkia e Tiranes ka 8 mije e 112 shto edhe disa mijëra ne ndermarjet e Bashkise. 

Perfundim: 
Sot kemi nje pushtet Lokal i permbytur nga patronazhiste, qe nuk ofron as investime dhe sherbime, por thjesht dhe vetem nje ushtri parazitesh elektorale dhe kompetenca, sherbime dhe kontroll territori me pak se perpara vitit 2015. 

Reforma administrativo elektorale ka vdekur dhe eshte bere pluhur e hi. 
Me gojen plot mund te thuhet qe ishim me mire kur ishim ” me keq”. 
P.S. Meqenese rilindasit nuk e njohin turpin dhe mohojne ç’kane thene ja ku e keni intervisten e Ministrit Çuçi me 8 korrik 2014 dhënë per Dojce Velle”, u shpreh Vasili.