Autori i plagosjes që ndodhi në plazhin e Tales në Lezhë është arrestuar.
I arrestuari është shtetasi Ermir Lucaj.
Nga përplasja mbeti i plagosur shtetasi Alfred Marku, i cili ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Autori, Ermir Lucaj, kishte shkuar në plazh i shoqëruar nga një vajzë. Sipas informacioneve, Alfred Marku e ka ngacmuar vajzën, çka ka çuar në një konflikt mes tij dhe Lucajt. Fillimisht, ata kanë debatuar me tone të ashpra. Më pas, Lucaj ka marrë një armë zjarri, pistoletë, dhe ka plagosur Markun.
Pas ngjarjes, Lucaj është arratisur. Policia ngriti pika kontrolli dhe arriti ta arrestojë atë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L, 30 vjeç, banues në Rrillë, Lezhë.
Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 13:30, në një zonë larg pushuesve në plazhin Tale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta (motive xhelozie), ky shtetas ka plaosur me armë zjarri shtetasin A.M., 27 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë.
30 vjeçari pasi kreu plagosjen, u largua me një automjet në drejtim të autostradës, por brenda pak orëve u vu në pranga.
Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”-njofton policia.