Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në Memaliaj, kontrolle në aksin Levan-Tepelenë për kapjen e autorëve, gjenden armët në automjetin e djegur


Kur kanë kaluar disa orë nga atentati që shkaktoi 3 viktima dhe 1 të plagosur në Memaliaj, policia vijon kërkimet për kapjen e autorëve të ngjarjes. Më konkretisht policia ka ngritur postoblloqe dhe po ushtron kontrolle në aksin Levan-Tepelenë, ku dyshohet se mund të ketë gjurmë të atentatorëve.

Ndërkohë pas gjetjes së mjetit të djegur në Mallakastër, ku pas kontrollit në mjetin tip “Bmv”, që dyshohet se u përket autorëve, u konstatuan 3 armë zjarri kallashnikovë.

Pas kontrollit që i është bërë nga policia, mjeti është larguar nga vendi ku u gjet i djegur.

Nga atentati kanë mbetur të vrarë: Shyqyri Kalemi, Marsel Cela si edhe Gledian Muka. Plagë nga plumbat ka marrë edhe Artur Kalemi, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Objektiv i atentatit dyshohet të këtë qenë Shyqyri Kalemi, babai i Zamir dhe Andrea Kalemit, të dy me precedentë penalë dhe që i kanë shpëtuar disa atentateve, brenda e jashtë vendit.

Andrea Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2022.

Gjithashtu vëllezërit Kalemi, janë të afërm të Aleksandër Sadikajt, i cili mbeti i vdekur në një atentat mafioz, ndërsa makina me të cilën lëvizte shpërtheu si pasojë e një sasie tritoli të vendosur në të. Ngjarje e ndodhur më 11 qershor 2022.