Për herë të parë, Izraeli ka goditur brenda Jemenit, pas një sulmi vdekjeprurës me dron të nisur nga rebelët Houthi në Tel Aviv.
Që nga sulmet e 7 tetorit nga Hamasi në Izrael, Houthi-t kanë goditur anijet në Detin e Kuq në shenjë solidariteti – thonë ata – me Gazën. Por këto sulme të drejtpërdrejta në tokën e njëri-tjetrit midis ushtrisë izraelite dhe një grupi rebel të mbështetur nga Irani rrezikojnë të krijojnë një front të ri në një konflikt që tashmë kërcënon të përhapet në rajon.
Menjëherë pas sulmit izraelit, Houthi-t thanë se lëshuan një breshëri të re raketash drejt Izraelit, duke premtuar një përgjigje që do të jetë “e madhe dhe më e madhe”.
Houthit janë një grup islamik i mbështetur nga Irani me bazë në Jemen.
Lëvizja Houthi, e njohur gjithashtu si Ansar Allah (Përkrahësit e Zotit), është njëra anë e një luftë civile që ka shpërthyer në Jemen për gati një dekadë. Ajo u shfaq në vitet 1990, kur udhëheqësi i saj, Hussein al-Houthi, nisi “Rininë Besimtare”, një lëvizje ringjalljeje fetare për një nënsekt shekullor të Islamit Shiit të quajtur Zaidizëm.
Që prej një armëpushimi, Houthi-t kanë konsoliduar kontrollin e tyre mbi pjesën më të madhe të Jemenit verior. Ata kanë kërkuar gjithashtu një marrëveshje me Arabinë Saudite, një rival i madh i Iranit, që do ta çonte luftën në një fund të përhershëm dhe do të çimentonte rolin e tyre si sundimtarë të vendit.