Vendosni fjalën kyçe....

Inceneratori i Tiranës/ SPAK-u mbyll hetimet për 12 të akuzuar, mes tyre Lefter Koka e Taulant Tushe


Prokuroria e Posaçme iu ka komunikuar akuzat 12 personave nën hetim për inceneratorin e Tiranës lidhur me masat e para që janë caktuar për këtë dosje në dhjetor të vitit të kaluar. Burime bëjnë me dije se akuzat janë komunikuar për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim.

Sipas Shqiptarja .com hetimet kanë përfunduar vetëm për personat që kanë marrë pjesë në procedurat deri në lidhjen e kontratës koncesionare dhe komunikimi i akuzave është bërë për shkak se ndodhen drejt përfundimit afatet hetimore për veprën penale për të cilën akuzohen.

Mes personave që iu është komunikuar akuza janë Lefter Koka, Taulant Tusha, Pëllumb Abeshi, Namik Simixhiu, Bledar Karoli, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Sidita Tola, Jetmir Llapaj dhe Erjon Murataj.

Ndërkohë ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, ende nuk është bërë komunikimi i akuzës, për shkak se janë zbuluar gjatë hetimit fakte të reja që krijojnë dyshimin për korrupsion.

Një pjesë e tyre u arrestuan në datën 8 dhjetor të vitit 2023, ndërkohë që disa të tjerë patën masa më të buta sigurie. Në kërkim u shpallën Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Erjon Murataj. Akuzat fillestare ishin për korrupsion, mashtrim, pastrim të parave dhe shpërdorim detyre.

Kujtojmë se së fundmi për të njëjtën çështje u lëshuan 8 urdhër arreste por asnjëri prej tyre nuk u ekzekutua, ndërsa një nga veprat penale që u akuzuan ishte ajo e grupit të strukturuar kriminal.

Emrat e të akuzuarve për të cilët janë mbyllur hetimet 

Lefter Koka

Taulant Tusha

Pëllumb Abeshi

Namik Simixhiu

Bledar Karoli

Alba Thoma

Valbona Ballgjini

Sidita Kopliku

Etleva Kondi

Sidita Tola

Jetmir Llapaj

Erjon Murataj