Vendosni fjalën kyçe....

Ishte duke lundruar në Vaun e Dejës, plagoset babai dhe dy vajzat e mitura


Një 54-vjeçar dhe dy vajzat e tij 12 dhe 13 vjeç janë plagosur në Vaun e Dejës

Ai ka qenë duke lundruar në liqenin e Vaut të Dejës me Jet-Ski dhe dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit lundrues.

Për pasojë janë përplasur me një shkëmb dhe kanë marrë dëmtime, fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.

Në liqenin e Vuat të Dejës, në afërsi të fshatit Mazrek, shtetasi T. D., 54 vjeç,  duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski, bashkë me dy vajzat e tij 12 e 13 vjeçe,  dyshohet se është përplasur me një shkëmb dhe për pasojë është dëmtuar vetë dhe 2 vajzat e tij (jashtë rrezikut për jetën)

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”-njofton policia.