Vendosni fjalën kyçe....

Pas tërheqjes nga gara për president, Biden ofron mbështetjen për Kamala Harrisin


Joe Biden ka ofruar mbështetjen e tij për Kamala Harrisin për të garuar përballë Donald Trump në zgjedhjet presidenciale pas tërheqjes së tij.

Ai i bën thirrje demokratëve të mblidhen për të mundur Trumpin.

Kolegët e mi demokratë, kam vendosur të mos e pranoj nominimin dhe të fokusoj të gjitha energjitë e mia në detyrat e mia si Presidente për pjesën e mbetur të mandatit tim. Vendimi im i parë si kandidat i partisë në vitin 2020 ishte të zgjedh Kamala Harris si Zëvendës Presidente. Dhe ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë. Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit. Demokratët – është koha të mblidhemi dhe të mundim Trumpin”- shkruan Biden.

Biden u tërhoq nga gara pasi në debatin e parë presidencial përballë Trump nuk preformoi mirë duke marrë kritika të shumta nga mbështetësit. Më vonë ai humbi edhe mbështetjen e demokratëve të tjerë si dhe figurave të mëdha të partisë.