Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina në Shkodër, plagosen dy pasagjerët


Një aksident ka ndodhur në Shkodër, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Nga aksidenti janë përplasur dy pasagjeret në të dyja automjetet.

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Rrjoll- Shkoder”, automjeti me drejtues shtetasin Gj. M., 66 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin N. S., 69 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar shtetaset V. M., 57 vjeçe dhe A.K., 54 vjeçe (pasagjere) në dy automjetet, te cilat janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.