Një person është plagosur me armë zjarri në Tale të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy personave në një lokal në Tale.
Për pasojë është pagosur shtetasi me iniciale A.M.,, 27 vjeç , i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori është larguar menjëherë ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.
Sipas të dhënave paraprake, autori ishte në plazh i shoqëruar nga një vajzë. Dyshimet janë se plagosja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit dhe më pas autori ka plagosur personin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË
“Rreth orës 13:30, në një zonë larg pushuesve në plazhin Tale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta mes dy shtetasve (motive xhelozie) ka mbetur i plagosur me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A.M., 27 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për kapjen e autorit, i cili është i identifikuar nga ana e Policisë.
Autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi E.L, 30 vjeç, pasi ka kryer plagosjen, është larguar me një automjet në drejtim të autostradës, ku menjëherë janë ngritur dhe funksionojnë pikat e përkohshme të kontrollit policor.
Grupi hetimor ka sekuestruar në vendngjarje celularin e autorit të dyshuar dhe prova të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin ligjor të këtij rasti.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit”.