Ish-presidenti Donald Trump gjatë një tubimi në Michigan, ka thënë se ai “mori një plumb për demokraci” gjatë një tentative që ndodhi ndaj tij javën e kaluar.
I ndjekur nga mijëra, ky ishte tubimi i parë i Trump me kandidatin e ri JD Vance pasi i mbijetoi atentatit.
Ai tha në një arenë të mbushur plot në Grand Rapids se demokratët e kanë akuzuar atë si “një kërcënim për demokracinë” dhe, mes duartrokitjeve të mëdha, tha se ishte gati të marrte përsëri Shtëpinë e Bardhë.
Një hetim është duke u zhvilluar për të shtënat fundjavën e kaluar, të cilat e plagosën Trumpin në njërin vesh, ku fasha e bardhë e spikatur që ai mbante gjatë gjithë Konventës Kombëtare Republikane ishte zëvendësuar të shtunën nga një fashë diskrete me ngjyrë mishi.
Shumë prej atyre që morën pjesë në këtë ngjarje, në shtetin e Miçiganit, thanë për BBC se atentati për vrasjen ndaj Trump, në të cilin mbeti i vrarë një përkrahës dhe plagosi dy të tjerë, nuk do t’i ndalonte ata të tregonin mbështetje për kandidatin presidencial republikan.
Disa thanë se erdhën pikërisht për shkak të ngjarjes së ndodhur.
Ndryshe nga ai tubim, i mbajtur në Butler, Pensilvani, ngjarja në Grand Rapids ishte në ambiente të mbyllura, ku sipas BBC oficerët e sigurisë monitoruan me kujdes se kush hyri dhe të ndalonte kërcënimet nga jashtë tubimit.
Në fjalimin e tij, Trump falënderoi pjesëmarrësit që erdhën për ta parë atë pothuajse saktësisht një javë pas atentatit.
“Unë qëndroj para jush vetëm me hirin e Zotit të plotfuqishëm,” tha ai, duke përsëritur besimin e tij se ndërhyrja hyjnore e shpëtoi atë nga vdekja.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e BBC