Donald Trump ka reaguar ndaj vendimit të Joe Biden për t’u tërhequr nga gara presidenciale.
Trump e ka cilësuar Biden në rrjetin e tij social “Truth” si një kandidat të paaftë dhe një President që i ka bërë dëm SHBA-ve.
“Joe Biden nuk ishte i aftë të kandidojë për president dhe sigurisht që nuk është i aftë të shërbejë – dhe kurrë nuk ka qenë. Ai e arriti pozicionin e Presidentit vetëm me gënjeshtra, lajme të rreme dhe duke mos lënë kurrë bodrumin e tij.
Të gjithë ata që ishin rreth tij, përfshirë mjekun e tij dhe median, e dinin që ai nuk ishte i aftë të ishte President. Ne do të vuajmë shumë për shkak të presidencës së tij, por do ta riparojmë dëmin që ai ka shkaktuar shumë shpejt”, ka shkruar Trump.