Vendosni fjalën kyçe....

Atentati me tre të vdekur në Memaliaj, policia kryen 25 kontrolle, shoqërohen mbi 20 persona 


Kreu i Policisë së Gjirokastrës Ardian Çipa po drejton veprimet për zbulimin e të gjithë dinamikes së krimit të ndodhur një dite më parë në Memaliaj.

Veprime hetimore shumë aktive nga Policia e Gjirokastrës janë ndërmarrë në 24 orët e fundit.

Sipas BW, deri në këto momente janë ushtruar 25 kontrolle në Memaliaj, Tepelenë, Vlorë, Fier, Elbasan, Tiranë, Lezhë, Shkodër.

Kupola e Drejtorisë së Përgjithshme e Policisë se Shtetit është stacionuar për ndihme në Drejtorinë e Policisë Vendore në Gjirokastër.

Sipas burimeve janë shoqëruar 27 persona dhe po vazhdohet edhe me shoqërime dhe me kontrolle intensive në terren.