Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi para SPAK-ut: Po paraqes një aktmarrëveshje që u firmos për shembjen e 18 pallateve me justifikimin e dëmtimit nga tërmeti


Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike ka dhënë një deklaratë para SPAK ku ka folur në lidhje me dosjen “5D”.

Gjithashtu nëpërmjet një aktmarrveshje ai akuzoi se është firmosur me qëllim prishjen e 18 pallateve në Tiranë me justifikim dëmtimin nga tërmeti.

“Jam këtu për ti ardhur në ndihmë kolegëve të Veliajt. Po ju paraqes një aktmarrëveshjeje të firmosur me qëllim prishjen e 18 pallateve në Tiranë me justifikim dëmtimin nga tërmeti.

Ndërkohë që Mazniku hante 1 mijë euro biftek në Dubai, keni parë protestat e qindra familjeve që nxirreshin nga banesat e tyre. Kjo marrëveshje ishte lëna pa shtëpi të banorëve dhe hapjen rrugë të ndërtimit të pallateve nga kompania e Veliaj dhe Maznikut”, tha ai.