Vendosni fjalën kyçe....

Këshilli i BE-së merr vendimin, u heq vizat serbëve të Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë


Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur sot të heq vizat për qytetarët serb të Kosovës, të cilët kanë pasaporta të Serbisë.

Ky vendim u mor në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së, ndërsa me hyrjen në fuqi të rregullores, e cila do të ndodhë në ditën e 20-të pas botimit në Fletoren Zyrtare të BE-së, ajo do të bëhet e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare të BE-së.

“Këshilli miratoi një rregullore që siguron që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor t’i nënshtrohet të njëjtit regjim vizash, duke hequr përjashtimin e aplikuar më parë për mbajtësit e pasaportave serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe”, thuhet në komunikatën për shtyp të lëshuar në përfundim të takimit.

Komisioni Evropian në nëntor të vitit të kaluar ka propozuar heqjen e vizave për shtetasin kosovar që posedojnë vetëm dokumente të lëshuara nga organet serbe.

Ky propozim u bë në dritë të heqjes së regjimit të vizave për shtetatit e Kosovës, me çfarë bartësit e pasaportave serbe në Kosovë mbetën të vetmit qytetar në rajonin e Ballkanit Perëndimor pa liri të lëvizjes në zonën Shengen.

Ky propozim kishte hasur në kritika të qeverisë së Kosovës, e cila ka konsideruar se me këtë, BE-ja po ndikon negativisht në procesin e integrimit të serbëve të Kosovë.