Pas miratimit të rendit të ditës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, fjalën e mori kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, por u ndërpre nga këshilltari i opozitës, Tedi Blushi, i cili qëlloi edhe me letra Erion Veliajn, më pas nisi edhe konflikti fizik me Halit Valterin.
Të dy pretendojnë për dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit por Halit Valteri ka depozituar një kallëzim në polici, ku pretendon se është goditur me grusht dhe objekte nga Tedi Blushi.
Ky i fundit është marrë në pyetje, për të dhënë sqarime ne lidhje me incidentin që shoqëroi mbledhjen e këshillit bashkiak.
Mbledhja u ndërpre, ndërsa kryetarja e këshillit bashkiak Romina Kuko njoftoi kërkoi edhe ndërhyrjen e policisë bashkiake.
Blushi: Po ju kërkoj me mirësjellje të respektoni procedurën
Kuko: Ju lutem zoti Blushi lejoni të mbarojë kryetari pastaj…jemi në momentin kur po parashtron kryetari…Blushi po ndërprisni seancën, po ju tërheq vëmendjen. Mos ndërprisni mbledhjen
Zoti Blushi mos ndërprisni seancën.
Veliaj: Kjo është mungesë edukate, më ngatërron me atë të bllokut.
(Blushi qëllon me letra)
Veliaj: Jeni komplet i paaftë
Kuko: Blushi jeni i ftuar të lini sallën, mbledhja ndërpritet. Policia bashkiake ju lutem
Veliaj reagoi duke thënë se “Ilir Meta dhe rrugaçi i fundit qe i ka mbetur, nuk e përballojnë dot as suksesin e Tiranes dhe as humbjen kolosale te partickes se tyre. Sjellja prej vandali ndaj kolegeve këshilltare, është shenje dëshpërimi, jo force.
Do te kërkoj zbatimin e ligjit me përpikëri qe rrugaçëria te marre përgjigjen qe meriton, dhe Tirana te mos mbetet peng i maktheve te Ilir Metes e mjeraneve te tij”.
Ndërkaq ka reaguar edhe Ilir Meta ku u shpreh se “nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me Lali fikun”.