Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një pallat në qytetin e Pogradecit.
Sipas policisë raportohen vetëm dëme materiale.
NJOFTIMI I POLICISË
“Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit M. B, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”.