Vendosni fjalën kyçe....

Pritet zyrtarizimi, Çelsi merr vendimin e rëndësishëm për të ardhmen e Armando Brojës


Armando Broja nuk e di ende se pjesë e cilit klub do të jetë në fund të merkatos së verës. Sulmuesi shqiptar kërkon të luajë rregullisht dhe të Çelsi këto hapësira nuk do të jenë për të. Ndaj ai është raportuar prej kohësh se është në shitje dhe nuk e ka fshehur as vetë dëshirën për t’u larguar nga londinezët.

Por si për çudi, klubi ka vendosur që edhe Broja të udhëtojë sot me skuadrën në SHBA për turin e verës që d të zhvillojë atje para startit të kampionatit. Në fakt, klubi ka vendosur që të lërë në Londër të stërviten disa lojtarë të cilët pret të shiten si Çalobah apo Gildkrist. Por gazetari i njohur britanik i cili shkruan rregullisht për Çelsin, Ben Xhakobs, ka bërë të ditur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë me Brojën.

“Me sa kam kuptuar, Armando Broja do të udhëtojë në SHBA si pjesë e Çelsit për turin para sezonal”, shkroi ai në Twitter, teksa pritet tashmë zyrtarizimi i listës nga klubi për lojtarët që do të marrin pjesë në turneun amerikan.

Një vendim i tillë mund të hapë skenarë të ndryshëm për të ardhmen e Brojës. Trajneri Mareska ka bërë të qartë se do të shohë të gjithë lojtarët në veprim para se vendoset për largimin e tyre apo jo. Ndaj udhëtimi i Brojës me pjesën tjetër të ekipit, bën shumë më interesante të ardhmen e sulmuesit për të cilin po interesohen klube të ndryshme./PanoramaSport.al