Vendosni fjalën kyçe....

Reforma në Drejtësi bën 8 vjet, Ambasada Amerikane: Po jep rezultate, po e bën Shqipërinë një demokraci më të fortë


Ambasada Amerikane në Tiranë, ka reaguar me rastin e 8 vjetorit të miratimit të Reformës në Drejtësi.

Ambasada shkruan se reforma po jep rezultate dhe po e bën Shqipërinë një demokraci më të fortë.

Selia diplomatike thotë se do qëndrojë pranë institucioneve të drejtësisë në luftën që po bëjnë në kundër korrupsionit.

Në këtë përvjetor të tetë të miratimit njëzëri të amendamenteve kushtetuese që i hapën rrugën reformës në drejtësi, ne përgëzojmë popullin shqiptar për mbështetjen e tij në zbatimin e saj të pakthyeshëm.

Siç e kemi thënë gjatë gjithë kohës, reforma në drejtësi nuk do të ishte e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por ajo po jep rezultate dhe po e bën Shqipërinë një demokraci më të fortë.

Ne jemi krenarë që kemi qëndruar me popullin e Shqipërisë në këtë përpjekje të vështirë dhe të guximshme.

Do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë institucioneve të drejtësisë dhe qytetarëve të Shqipërisë, teksa ata vazhdojnë të bëjnë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe sjelljen e Shqipërisë më pranë bashkësisë euro-atlantike të kombeve”.