Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pas tensioneve të krijuara në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Veliaj tha se Këshilli kishte planifikuar të votonte disa nisma të rëndësishme, por Ilir Meta dhe mbështetësit e tij nuk mund të përballonin suksesin e Tiranës dhe humbjen e partisë së tyre.
Duke iu referuar veprimit të Tedi Blushit, këshilltar i PL-së, Veliaj theksoi se do të kërkojë zbatimin e ligjit me përpikmëri që veprimet e tilla të marrin përgjigjen e merituar.
Reagimi i plotë:
Sot Keshilli Bashkiak kish per te votuar hapjen e 2 cerdheve te reja, abonete falas per studentet, miratimin e shkolles Ecole 42 per te rinjte, zonen e lire ekonomike TEDA per 5mije vende pune te reja dhe grantin e Katarit per sheshin fundor tek Bulevardi i Ri.
Por Ilir Meta dhe rrugaci i fundit qe i ka mbetur, nuk e perballojne dot as suksesin e Tiranes dhe as humbjen kolosale te partickes se tyre. Sjellja per vandali ndaj kolegeve keshilltare, eshte shenje deshperimi, jo force.
Do te kerkoj zbatimin e ligjit me perpikmeri qe rrugaceria te marre pergjigjen qe meriton, dhe Tirana te mos mbetet peng i maktheve te Ilir Metes e mjeraneve te tij.