Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti i PD-së: Me tërheqjen e Biden demokratët e kanë një mundësi, Kamala Harris është luftëtare


Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku tha mbrëmjen e sotme se me tërheqjen nga gara presidenciale, Joe Biden u ka dhënë një mundësi demokratëve që të futen në garë.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në News24, ai nënvizoi se zv.presidentja Harris ka mundësi të fitojë ndaj Donald Trump-it.

“Me tërheqjen, Biden u dha një shans demokratëve që të futen në garë. Demokratët hyjnë në këtë fushatë me një disfatizëm. Kamala Harris është zëvendësja, e ka një shans, e përshkruajnë si një luftëtare. Mendoj se do të jetë kjo kandidatja zyrtare e Partisë Demokrate. Kriza e Biden për tërheqje nisi kur humbi debatin me Trump. E vetmja mënyrë që demokratët të hynin në garë, ishte një kandidat i ri”, tha Çollaku.