Vendosni fjalën kyçe....

Fluks hyrje-daljesh në pikat kufitare, sa udhëtarë lëvizën në 24 orë në Kapshticë dhe Qafë-Thanë


Fluks hyrje-daljesh në Kapshticë dhe Qafë-Thanë. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë janë regjistruar 3003 shtetas në hyrje dhe 3400 shtetas në dalje.

Sipas BW në Qafë-Thanë në 24 orët e fundit kanë hyrë 5475 shtetas dhe 5520 kanë dalë nga kufiri shqiptar.

Kujtojmë se shumë emigrantë shqiptarë, por edhe turistë të huaj, kalojnë pushimet verore në vendin tonë, ndërkohë që disa të tjerë preferojnë vendet fqinje.