Vendosni fjalën kyçe....

Instalohen radarë të shpejtësisë në aksin Thumanë-Kashar


Policia Rrugore ka marrë masa të reja për të përmirësuar sigurinë rrugore dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë duke instaluar radarë të shpejtësisë në aksin e ri rrugor, autostrada Thumanë-Kashar.

Këta radarë janë vendosur me qëllim mbrojtjen e jetëve të qytetarëve dhe sigurimin e një lëvizje më të sigurt për të gjithë.

Autoritetet u bëjnë thirrje përdoruesve të rrugës që të respektojnë kufijtë e shpejtësisë të kontribuojnë në sigurinë e rrugëve në vend.

Njoftimi i Policisë Rrugore:

Për të përmirësuar sigurinë në rrugët tona dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë, Policia e Trafikut ka instaluar radarë të shpejtësisë në aksin e ri rrugor, autostrada Thumanë-Kashar.

Këto radarë janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurtë për të gjithë.

Mesazhi ynë për ju:
Respektoni kufijtë e shpejtësisë dhe kontribuoni në sigurinë e rrugëve tona. Çdo shkelje e shpejtësisë mund të ketë pasoja të rënda për ju dhe për të tjerët.

Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një mjedis më të sigurtë rrugor. Faleminderit për mirëkuptimin!