Fluturimet në aeroportin e Katanias, në Sicilinë lindore, u pezulluan sot pas shpërthimit të vullkanit pranë malit Etna, njoftoi kompania e menaxhimit të aeroportit, duke krijuar probleme të reja për udhëtarët gjatë sezonit të lartë turistik të verës.
Etna, një nga vullkanet më aktive në botë, ka pasur një aktivitet intensiv ditët e fundit, duke nxjerrë hi dhe lavë të nxehtë.
Aeroporti i Katanias ishte mbyllur tashmë në fillim të këtij muaji për shkak të hirit në qiell. Ajo vepron si një qendër për lindjen e Siçilisë dhe tërheq më shumë të ardhur sesa kryeqyteti Palermo.
Deklarata tha se autoritetet kishin vendosur “për pezullimin e të gjitha fluturimeve hyrëse dhe dalëse”.
“Pezullimi do të rezultojë në anulime ose ndryshim të rrugës drejt aeroporteve të tjera,” shtoi ai, duke thënë se operacionet normale do të rifillonin sapo të mbaronin reshjet e hirit.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Reuters