Vendosni fjalën kyçe....

Kroaci, të paktën gjashtë të vrarë nga të shtënat në një shtëpi të moshuarish 


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një shtëpi të moshuarish në Kroaci, ku një person i armatosur hapi zjarr drejt godinës, duke i marrë jetën gjashtë personave.

Rreth 20 persona ndodheshin në shtëpinë e të moshuarve në momentin e të shtënave.

Sipas mediave vendase, policia njoftoi se disa persona u plagosën gjithashtu dhe katër mbeten në gjendje kritike.

I dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes pas sulmit dhe më vonë u arrestua në një kafene, ku u gjet duke mbajtur armë zjarri të paregjistruara, raportojnë mediat kroate.

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç tha se ishte i tronditur nga të shtënat masive të paprecedenta dhe bëri thirrje që rregullat mbi zotërimin e armëve të jenë “edhe më rigoroze”.

“Është një paralajmërim i frikshëm dhe një thirrje e fundit për të gjitha institucionet kompetente që të bëjnë më shumë për të parandaluar dhunën në shoqëri”, ka shkruar presidenti Milanovic në një postim në rrjetet sociale.

Kryeministri Andrej Plenkoviç e quajti atë një “sulm monstruoz” dhe shprehu ngushëllimet e tij për të prekurit. 

Autoritetet kroate nuk kanë dhënë asnjë motiv për ngjarjen. 

Ndërkohë Marin Piletiç, ministër i Kroacisë për Politikën Sociale, tha se nëna e të dyshuarit kishte qenë banore e shtëpisë së kujdesit për 10 vite.

VINI RE: Ky material është pronësi inelektuale e BBC