Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiaku i Lezhës reagon për mashtrimin ndaj biznesmenit: Persona të panjohur kanë përmendur emrin tim


Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar, pas raportimeve se tre persona i kanë marrë para një biznesmeni në Lezhë, duke u hequr si kreu i Bashkisë.

Në reagim ai thotë se persona që nuk ishin të  njohur nga ai kanë përdorur emrin e tij për të bërë presion ndaj një biznesmeni. Ndreu thotë se disa nga këta mashtrues janë kapur, ndërsa pret hetime të mëtejshme, që të arrestohen të gjithë të dyshuarit.

“Nje mik, biznesmen nga Lezha, ka rene pre e nje mashtrimi, ku disa shtetas,  te panjohur per mua, kane perdorur emrin tim per ti marre para!

Para ca ditesh ne e kapem situaten, denoncum, dhe u be e mundur kapja e autoreve nga ana e Policise Lezhe!

Nese ka persona te tjere qe kane rene pre e ketij mashtrimi, ju lutem te denonconi ne polici”, thuhet në reagimin e Ndreut.