Vendosni fjalën kyçe....

Reforma Zgjedhore/ Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seancën plenare


Kreu i demokratëve Euro-atlantike Lulzim Basha në një konferencë për mediat akuzoi Sali Berishën dhe Edi Ramën se po bashkëpunojnë për të mbyllur listat. Sipas Bashës do të miratohet në seancën e së enjtes ose të premtes.

“Po avancojmë me fazën e tretë të këtij pazari që pritet të marrë formë në seancën e së enjtes ose të premtes. Pakti Rama-Berisha për të mbyllur listat me Reformën Zgjedhore.

Sipas informacioneve që kemi, dyshja e tangos e ka mbyllur Pazarin që të bashkojnë votat dhe të kalojnë këtë atentat kushtetues.

I shërben Ramës dhe Berishës të rrisin kontrollin ndaj vartësve të tyre. Bashkojnë votat që të mbyllin listat për t’ju kontrolluar ju, votën tuaj, për t’ju trajtuar si dele që nuk meritoni as bar të hani”– tha Basha.