Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Zyrtarë të lartë të policisë akuzohen për shitje të dhënash të TIMS ndaj krimit të organizuar


Në mbledhjen e fundit të komisionit, kryetari Ervin Salianji prezantoi një raport që zbulon se punonjës të policisë së shtetit dhe struktura të tjera ligjzbatuese kanë vendosur të dhënat e sistemit TIMS në dispozicion të grupeve kriminale për përfitime monetare.

Sipas raportit, këto grupe kanë përdorur informacionin për të monitoruar hyrjet dhe daljet e kundërshtarëve të tyre, urdhër-arrestet dhe masat e tjera ndaluese.

Raporti i SPAK për 2023 tregon bashkëpunimin mes grupeve kriminale dhe oficerëve të policisë dhe funksionarëve të drejtësisë, të cilët kanë ndihmuar në dekonspirimin e operacioneve policore dhe njoftimin e personave të shënjestruar.

Funksionarë të lartë të policisë së shtetit po përballen me akuza penale për shpërdorimin e të dhënave të klasifikuara të sistemit TIMS, që kanë çuar në atentate dhe plane për eliminimin fizik të individëve të gjurmuar.

“Nga hetimet e kryera nga agjencitë ligjzbatuese dhe veçanërisht Prokuroria e Posaçme është konstatuar se punonjës të policisë së shtetit apo struktura të tjera ligjzbatuese që e kanë për detyrë ruajtjen dhe administrimin e të dhënave të sistemit TIMS, i kanë vënë atë në dispozicion grupeve kriminale kundrejt përfitimeve monetare.

Këto grupe kriminale i kanë përdorur këto të dhëna për tu informuar në lidhje me hyrjet e daljet e kundërshtarëve të tyre nga vendi, urdhër-arreste, të ndalimit apo kërkimit nga agjencitë ligjzbatuese, deportimet apo edhe masat e tjera ndaluese nga shtetet e tjera.

Referuar raportit të SPAK për 2023-shin është vërejtur një bashkëpunim i grupeve kriminale edhe me oficerë të policisë së shtetit të rangjeve të ndryshme në territorin shqiptar si dhe funksionarë të organeve të drejtësisë, të cilët kanë luajtur role të ndryshme që nga dekonspirimi i operacioneve policore, njoftimi për personat kundërshtarë të vënë në shënjestër nga grupet kriminale, dhënia e informacionit për individë të ndryshëm dhe aktivitete të tjera në pengimin e drejtësisë.

Funksionarë të lartë të policisë së shtetit janë duke u përballur me disa akuza penale për këto çështje. duke pasur akses në informacione të klasifikuara dhe në të dhëna të sistemit TIMS ata ua kanë vënë në dispozicion grupeve të ndryshime kriminale apo personave me rekorde kriminale. Në shumë raste duke aksesuar të dhënat e sistemit TIMS, janë gjurmuar persona kundër të cilëve janë kryer atentate për eliminimin tyre fizik ose ka patur plane të kësaj natyre”, tha Salianji. 

Ervin Salianji, në cilësinë e kryetarit deklaron se ka gati raportin përfundimtar, por ka hasur në kundërshtinë e nënkryetarit socialist Toni Gogu i cili paraqet një tjetër raport të hartuar nga 8 anëtarët e mazhorancës dhe eksperët e propozuar prej tyre.

Toni Gogu: Nëse raporti që ju keni përgatitur është ajo që ju keni thënë gjatë gjithë veprimtarisë së komisionit do jetë raporti i pakicës. Ne kemi një tjetër raport të përgatitur nga një grup tjetër ekspertësh. Nëse doni ti hedhim në votim vazhdojmë. Nëse doni të lexoni raportin tuaj, vazhdoni, por duhet të votohet për të qënë raport i komisionit.

Ervin Salianji: Kemi përgatitur një raport që është dinjitoz për komisionin. Nëse keni raport tjetër na e vendosni në dispozicion ta lexojmë
Xhemal Qefalia: Nëse e keni haruar raportin në emër të komisionit duhet tna i kishit vënë në dispozicion.