Skena si kjo duhet të jenë tronditëse, por ato janë bërë të zakonshme në Indi. Një intervistë pune në Mumbai për 600 punëtor artizanalë në aeroport ra në kaos kur rreth 25,000 njerëz u shfaqën për të.
Aplikantëve iu kërkua të linin rezymetë e tyre dhe të lironin zonën për të shmangur mbipopullimin.
Videot e turmës masive u bënë virale. George Abram, një udhëheqës sindikate, kritikoi keqmenaxhimin, duke pretenduar se “kishte një radhë 1 km të gjatë dhe policia duhej të thirrej për tëmenaxhuar situatën”.
Pozicionet, për të cilat mjaftonte arsim i klasës së 10-të dhe ofronin një pagë prej 22,500 Rs (rreth 270 dollarë) në muaj, tërhoqën shumë kandidatë me kualifikime dukshëm më të larta.
Papunësia në Indi mbetet e lartë. Të dhënat nga Qendra për Monitorimin e Ekonomisë Indiane (CMIE) treguan një shkallë kombëtare të papunësisë prej 9.2% në qershor 2024, nga 7% në maj, me zonat rurale që pësojnë një rritje të konsiderueshme.
Papunësia ishte një çështje e nxehtë në zgjedhjet e fundit, por derisa të gjendet një zgjidhje, skenat si kjo duket se janë të destinuara të mbeten të zakonshme.