Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet e djeshme në Këshillin Bashkiak, Tedi Blushi: Veliaj ishte me anti-plumb pasi planifikohej të kishte gjakderdhje


Përgjatë deklaratës së sotme për mediat, në krah të Ilir Metës, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, i cili u përfshi ditën e djeshme në tensionet në Këshillin Bashkiak, deklaroi se gjithçka ndodhi ka qenë e inskenuar.

Blushi u shpreh se në mbledhje kanë qenë të persona të armatosur, ndërsa skenari sipas tij, bazuar në burime policore, ka qenë që të kishte gjakderdhje dhe se kryebashkiaku Veliaj ka qenë i veshur me anti-plumb.

 “Ngjarja e djeshme ka qenë e planifikuar, ishte planifikuar të kishte gjakderdhje sipas burimeve policore. Në seancë Veliaj ka qenë i veshur me anti-pkumb dhe në sallë kanë qenë persona të armatosur dhe civilë, kjo ishte arsyeja që unë kërkoja fjalën.

Në komisariat u mbajta peng 5 orë sepse Veliaj nuk dërgon pamjet e dhunës çfarë ka ndodhur në sallë.

Ka qenë gjithçka një inskenim për t’i mbyllur gojën opozitës”, u shpreh ai.