Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohen se transferonin pacientët drejt klinikave private, sot seanca e radhës për mjekët dhe infermierët e Onkologjikut


Mbahet sot seanca e radhës në GJKKO për 7 mjekët dhe infermierët e spitalit Onkologjik të Tiranës.  Stafi i këtij spitali akuzohet se detyronte pacientët që të trajtoheshin në klinika private.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për 7 të akuzuar, si më poshtë:

-Edmond Gashi, mjek onkolog në spitalin e Onkologjikut– “Arrest shtëpie” – Shpërdorim detyre

-Alketa Pere Ymeri mjeke onkolog në spitalin e Onkologjikut – “Detyrim paraqitje” – Shpërdorim detyre

-Brikena Qirjazi Ish zv.drejtoreshë e QSUT – “Detyrim paraqitje” – “Shpërdorim detyre”

-Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut – “Detyrim paraqitje” – Shpërdorim detyre

-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë – “Detyrim Paraqitje” – Shpërdorim detyre

-Halil Gashi administrator i klinikës Megis, babai i mjekut Gashi – “Detyrim paraqitje” – Fshehje e te ardhurave

-Florian Marku administrator farmacie – “Arrest shtëpie”,