Pas një bllokimi të shkurtër është liruar për lëvizje autstrada Thumanë-Kashar.
Ajo u bllokua pas një proteste nga banorët e Krujës, Fushë Krujës dhe fshatrave përreth të cilët thanë se trau i vënë u ka bllokuar hyrje-daljet me Tiranën si dhe po u falimenton bizneset.
Gjatë protestës ka pasur edhe përpasje me policinë me këtë të fundit që ka përdorur gazin lotsjellës për të shpëndarë banorët.
Ata kanë deklaruar se traunë rrugën Thumanë-Kashar bën që të shkojnë deri në Rinas për të hyrë në rrugë ndërtsa kanë deklaruar se do protestojnë sërish derisa problematika e ngritur prej tyre të zgjidhet.