Vendosni fjalën kyçe....

E akuzuar për “Onkologjikun”, mjekja Pere shkon në SPAK, gazetarët e thumbojnë: Qenke bërë e bukur sot (Video)


Sot GJKKO shqyrton masat e caktuara për 7 mjekët dhe infermierët e Onkologjikut.

Pamjet tregojne kur mjekja e Onkologjikut, Alketa Pere ka mberritur në ambientet e GJKKO-së. Pa folur për mediat, por duke folur në telefon ajo ka hyrë në ambientet e GJKKO.

Gazetarët kanë përdorur një ton ironik për të komentuar paraqitjen e Alketa Peres pas kritikës së kësaj të fundit se në raportimet e tyre dhe kronika i kishin nxjerrë një foto shumë të keqe, e cila aktualisht është nën akuzë për shpërdorim detyre në Spitalin Onkologjik.

“Qenke bërë e bukur sot”, dëgjohen teksa thonë gazetarët. Ndërkohë, avokati i saj, pas këtyre komenteve nuk nguroi që të falënderonte gazetarët. 

Edhe mjeku Edmond Gashi ka hyrë në gjykatë duke mos folur per mediat. Ai ka qene i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtes.

Prokuroria e Tiranës zbuloi një skemë mashtrimi në spitalin e Onkologjikut në QSUT me date 25 qershor 2024. Pacientët e sëmurë me tumor ishin orientuar të merrnin shërbime në klinikën private “Megis” të mjekut Edmond Gashi, në vend që në spitalin shtetëror.

Telefonatat e mjekëve dhe koordinatorëve tregojnë se ata ishin të përfshirë në tregtinë e medikamenteve dhe tarifave të larta për kimioterapi dhe ndërhyrje kirurgjikale.

Aparatura e radioterapisë ishte lënë jashtë funksionit për të detyruar pacientët të kërkonin shërbim në klinika private.

Personat në hetim 

1-Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)  – akuzohet për “Shpërdorim të detyres” – masa e sigurisë ‘arrest shtëpie” 

2- Alketa Ymeri(Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) – akuzohet për “Shpërdorim të detyres” – masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” 

3- Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik – akuzohet për “Shpërdorim të detyres” – masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” 

4- Emiljano Lela – Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT, – akuzohet për shpërdorim detyre, masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” 

5- Halil Gashi – administrator i klinikës private Megis, – akuzohet për ‘Fshehjes se te ardhurave” masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” 

6- Florian Marku -administrator i  farmacise Florian Marku per vepren penale te “Tregtimi dhe transportimi I mallrave qe jane kontrabande” dhe “Ruajtja ose depozitimi I mallrave qe jane kontrabande” 

7- Drilona Kishta  ish-specialist pranë QSUNT ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”